image Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Prishtinë

Siguri

Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Prishtinë

news image

Një aksident trafiku, mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në rrugën “Tirana” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Si pasojë e këtij aksidenti, Ahmeti njoftoi se ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti“, ka thënë Ahmeti për Sinjalin./GazetaSinjali/