Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete, mëngjesin e sotëm në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 06:30 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar person, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/