image Aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete në Slivovë, lëndohen dy persona

Siguri

Aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete në Slivovë, lëndohen dy persona

news image

Dy persona mbetën të lënduar në një aksident trafiku që ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00, në fshatin Slivovë të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Sinjalin, se në këtë aksident u përfshinë një automjet dhe një motoçikletë.

“Sot rreth orës 10:00 në fshatin Slivovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo./Gazeta Sinjali/