image Aksident mes kamionit dhe veturës në Trudë të Prishtinës, lëndohen dy persona

Siguri

Aksident mes kamionit dhe veturës në Trudë të Prishtinës, lëndohen dy persona

news image

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku mëngjesin e sotëm, në fshatin Trudë të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Në aksident është përfshirë një kamion dhe një veturë, konfirmon për Gazetën Sinjali zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete(një kamion dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti për Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/