Sot rreth orës 17:40 është shkaktuar një aksident me dëme materiale në mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Ferizaj, në Veternik, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Policia e Kosovës dhe për më tepër thuhet se veturat kanë qenë të tipit: Range Rover dhe Skoda Rapid.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë hetimore dhe po merren me rastin.
“Me datën 28.10.2020 rreth orës 17:40 në rrugën Prishtinë-Ferizaj, në Veternik, është shkaktuar në aksident trafiku me dëme material, në mes të dy automjeteve në lëvizje. 1) Automjeti Range Rover dhe 2) Automjeti Shkoda Rapit. Në vend të ngjarjes ka dalë njësia e hetimeve rajonale të trafikut dhe janë duke kryer hetimet e nevojshme lidhur me shkaktarët e aksidentit dhe rrethanat tjera në aksident”, thuhet në përgjigjen e PK-së.