image Vetura përmbyset në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ende nuk dihet nëse ka të lënduar

Siguri

Vetura përmbyset në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ende nuk dihet nëse ka të lënduar

news image

Një aksident trafiku është regjistruar sonte në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, ku një veturë ka përfunduar e përmbysur në rrugë.

Bëhet fjalë për një vetaksident, ndërsa rrethanat që kanë çuar deri te humbja e kontrollit mbi automjetin ende nuk janë bërë të ditura.

Nuk ka ende të dhëna zyrtare nëse ndonjë person ka pësuar lëndime si pasojë e aksidentit.

Policia e Kosovës pritet të dalë me më shumë detaje lidhur me rastin pas përfundimit të veprimeve në vendngjarje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/