Përplasja e dy veturave në Prishtinë shkaktoi lëndimin e një personi i cili përfundoi në spital, sot rreth orës 16:00 në rrugën “Johan Jokel” në Prishtinë.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Arlinda Rexhepi nga Policia e Kosovës.
“Me datë 01.10.2020 rreth orës 16:00 në rr. “Johan Jokel” Prishtinë është raportuar për një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë dy vetura. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore ka pësuar një person, i cili është dërguar në tretman mjekësor. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, për trajtim të mëtejmë të rastit”, thuhet në përgjigjen e saj.
Një sinjalizues ka dërguar në redaksi fotografi nga vendi i ngjarjes, ku ka thënë se janë krijuar kolona./Gazeta Sinjali/