Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, sot në mëngjes, rreth orës 08:35.
Rasti dyshohet se ka ndodhur afër lokacionit Suharekë-Duhël, km i 35-të.
Lajmin për Gazeta Sinjalin e ka konfirmuar Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, i cili tha se në aksident nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale.
Gjithashtu, Kelani bëri të ditur se rruga është e lirë për qarkullim.
“Bazuar në informacionet e deritanishme, sot më datë 26.7.2021 rreth orës 08:35 ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, afër lokacionit Suharekë-Duhël, km i 35-të. Në aksident të përfshira kanë qenë dy vetura, nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Rruga është e lirë për qarkullim”, njoftoi Kelani./Gazeta Sinjali/