Një aksident trafik ka ndodhur në Mitrovicë ku të përfshirë kanë qenë dy automjete të udhëtarëve, shkruan Gazeta Sinjali.
Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, njëri drejtues i automjetit dhe një pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët pas ndihmës mjekësore janë liruar, ka bërë të ditur Policia.
Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës rreth orës 12:47, në fshatin Dobërllukë të komunës së Mitrovicës. /GazetaSinjali/