Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në dje në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se në këtë aksident ishin të përfshira tre vetura, mes tyre edhe një veturë e policisë.
Gjithashtu burimet kanë njoftuar se nga dy lënduarit, njëri prej tyre është zyrtar policor.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Fushë Kosovë rreth orës 19:01. /GazetaSinjali/