Një motoçiklistë është vetaksidentuar dhe si pasojë nga plagët e rënda ka ndërruar jetë, shkruan Gazeta Sinjali.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në rrugën Kllokot-Viti.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion .