image Aksident i rëndë trafiku në rrugën Pejë-Klinë, 4 vetura të përfshira

Siguri

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Pejë-Klinë, 4 vetura të përfshira

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Pejë-Klinë, në fshatin “Grabonicë”

Gazeta Sinjali ka mësuar se në këtë aksident janë të përfshira 4 vetura.

Nga pamjet e siguruara shihet se në vendin e ngjarjes kanë arritur ambulanca dhe Policia e Kosovës, kurse deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione në lidhje me këtë aksident dhe do t’ju mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/