Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Komoaran-Prishtinë, konkretisht në fshatin Sllatinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se në këtë aksident ka mbetur i lënduar një person.
Ndërkohë, për konfirmimin e lajmit Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.
Nga fotografitë e publikuara shihet se vetura është rrokullisur para një marketi në një pompë derivatesh në Sllatinë.