Sot rreth orës 17:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar pesë persona.
“Rreth orës 17:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë janë lënduar 5 persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”, tha ajo.