image Aksident i rëndë në rrugën Pejë – Prishtinë, ndeshen mes vete një furgon dhe një kamion

Siguri

Aksident i rëndë në rrugën Pejë – Prishtinë, ndeshen mes vete një furgon dhe një kamion

news image

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën Pejë – Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se në aksident është përfshirë një kamion dhe një furgon.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Sinjali ka provuar që të kontaktojë me Policinë e Kosovës në Pejë, por të njëjtit nuk janë përgjigjur ende.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/