image Aksident i rëndë në Prizren, dy persona bëhen për spital

Siguri

Aksident i rëndë në Prizren, dy persona bëhen për spital

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy automjeteve sot rreth orës 17:30 në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të lënduar dy persona.

“Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur rreth orës 17:30 te rrethi, rruga për Hoqë të qytetit. Dy persona të lënduar janë në drejtim të emergjencës. Ka edhe dëme materiale”, tha Osmanollaj.

/Gazeta Sinjali/