image Aksident i rëndë në Prishtinë, ka të lënduar

Siguri

Aksident i rëndë në Prishtinë, ka të lënduar

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Bregun e Diellit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka siguruar një video nga vendi i ngjarjes ku shihen të përfshira dy vetura në aksident. Sinjali mëson se janë lënduar tre persona.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, konfirmoi për Sinjalin se tre personat e lënduar po marrin trajtim.

“Sot rreth orës 23:00 në rrugën Eqrem Çabej në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. /Gazeta Sinjali/