Një veturë është rrotulluar dhe ka rënë në oborrin e një shtëpie në fshatin Llugë të Podujevës, sot në ora 14:22 minuta.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se vetura është vetë-aksidentuar, ku kanë mbetur të lënduar katër persona, shkruan Gazeta Sinjali.
“Më 07.03.2020 rreth orës 14:22, në fshatin Llugë -Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku (vetaksident). Një veturë ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Policia ka bërë vendshikimin, kurse personat e lënduar janë marrë nga ekipi mjekësor”, ka thënë Bajram Krasniqi. /Gazeta Sinjali/