Sot rreth orës 17:30, në hyrje të fshatit Shajkovc të Podujevës janë lënduar shtatë persona si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes tri veturave dhe një traktori, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 7 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ai.