Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sonte rreth orës 21:20 te terminali doganor në Pejë.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e spitalit rajonal.
Ai tha se në aksident janë përfshirë dy automjete, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente.
“Diku rreth orës 21:21 te terminali doganor në hyrje të Pejës ka ndodhë një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Katër persona kanë pësu lëndime. Të gjithë janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore”, tha Gashi për Sinjalin.