image Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Gjilan, vetura devijon nga rruga - VIDEO

Sinjalizime

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Gjilan, vetura devijon nga rruga – VIDEO

news image

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues pasi pothuajse çdo ditë raportohet për to dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Numrit të aksidenteve iu është shtuar edhe një goxha i rëndë, i cili ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga sinjalizuesi i Gazetës Sinjali, një veturë ka devijuar komplet rrugën, me ç’rast është përplasur në rrethojat e saj.

Përveç dëmeve të mëdha materiale, deri më tani nuk dihet për të lënduar dhe as për shkaktarin e këtij aksidenti.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe do të iu mbajë të informuar për detajet e rastit.

/GazetaSinjali/