image Aksident i rëndë në Drenas: Bëhen “llom” dy vetura, ka edhe të lënduar

Sinjalizime

Aksident i rëndë në Drenas: Bëhen “llom” dy vetura, ka edhe të lënduar

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Gllobar të Drenasit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në aksident janë të përfshira dy vetura, ku sipas pamjeve shihen mjaftë të dëmtuara.

Sinjalizuesit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku ka edhe të lënduar.

Aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në këtë rrugë, ka edhe të lënduar”, ka thënë një sinjalizues i cili ka dërguar pamjet në adresë të redaksisë.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e ndihmës së shpejt dhe policisë.

/GazetaSinjali/