Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve që ka ndodhur sonte në autostradën “Arbën Xhaferi”, në fshatin Bibajt të Ferizajt, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Ka ndodhë një aksident në fshatin Bibaj, drejtimi për Prishtinë, në autostradë. Sipas raportimeve fillestare, janë të përfshira tri automjete. Deri në këto çaste janë raportuar të lënduar tre persona”, tha ai.
Hoxha bëri të ditur se ky segment i autostradës është bllokuar deri në përfundim të këqyrjes së vendngjarjes, çka ka krijuar kolona të gjata./Gazeta Sinjali/