image Aksident afër kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë

Siguri

Aksident afër kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë

news image

Një aksident ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë (te rrethi para kazermës “Adem Jashari”).

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 19.09.2020, rreth orës 10:50, në rrugën Prishtinë-F.Kosovë (tek rrethi para kazermës Adem Jashari), ka ndodhur një aksident trafiku. Të përfshira janë dy vetura. Për momentin nuk është lajmëruar se ka të lënduar. Njësiti policor ka dal dhe është marrë me rastin”, ka deklaruar Krasniqi.

/Gazeta Sinjali/