image “Ajo më tha ‘jo’ dhe ‘stop’ disa herë”, Tifozët kujtojnë akuzat ndaj Ronaldos për përdhunim

Futboll

“Ajo më tha ‘jo’ dhe ‘stop’ disa herë”, Tifozët kujtojnë akuzat ndaj Ronaldos për përdhunim

news image

Transferimi i Cristiano Ronaldos në Manchester United ka bërë që një numër i tifozëve t’i sjellin sërish në vëmendje akuzat për përdhunim që Kathryn Mayorga i ka ngritur drejt futbollistit portugez.

Në vitin 2018, gazeta prestigjioze gjermane, Der Spiegel, e kishte publikuar rrëfimin e Kathryn Mayorgas, e cila e akuzonte Cristiano Ronaldon se e kishte përdhunuar atë në një hotel në Las Vegas, në vitin 2009.

Rrëfimi i saj ishte ndjekur nga publikimi i disa dokumenteve ku vetë sulmuesi portugez e kishte pranuar se Mayorga i kishte thënë “jo” dhe “ndal” disa herë.

Përderisa akuzat e Mayorgas janë ende duke u hetuar në gjykatën përkatëse në SHBA, kthimi i Ronaldos në Old Trafford ka sjellë reagime të shumta, në mesin e të cilave edhe ato lidhur me akuzat ndaj 36-vjecarit.

“Le të jemi të sinqertë, shumica e tifozëve nuk po i injorojnë akuzat për përdhunim ndaj Cristiano Ronaldos për shkak se nuk u besojnë, por janë të gatshëm t’i lënë anash për aq kohë sa ai shënon gola. Dhe kur e mendon, kjo është me të vërtetë e tmerrshme”, shkroi @paul_c_watson

“Nëse ndonjëherë ndiheni të injoruar, mbajeni në mend që prapëseprapë nuk po injoroheni aq sa akuzat për përdhunim ndaj Ronaldos” shkroi @thejadedsmith.

Para tre vjetësh, Der Spiegel e kishte publikuar edhe raportin nga policia e Las Vegasit, i cili është shkruar në vitin 2009, kur Mayorga e kishte raportuan incidentin e ndodhur. Edhe pse në raportin e policisë Mayorga nuk e kishte emëruar Ronaldos si përdhunuesin e saj – gjë që më vonë kishte thënë se s’e ka bërë nga frika, tanimë është e dëshmuar se Ronaldo dhe Mayorga ishin takuar natën e 13 qershorit të atij viti, pasi që ekzistojnë foto ku shihet Ronaldo duke ia mbajtur dorën dhe duke i folur në vesh, në një klub nate.

Mayorga nuk kishte vazhduar me procedurat për ta akuzuar portugezin në vitin 2019, ajo dhe avokati i saj kishin arritur marrëveshje me agjentët e Ronaldos. Sipas kësaj marrëveshjeje, Mayorga do t’i merrte 322 mijë euro për të mos folur kurrë për këtë ngjarje.

Për të arritur këtë marrëveshje, Ronaldo ishte marrë në pyetje nga avokatët e tij. Kur ishte pyetur nëse Mayorga kishte bërtitur, Ronaldo ishte përgjigjur: “Ajo më tha ‘jo’ dhe ‘stop’ disa herë”. Por, në versionet e mëvonshme të kësaj interviste, Ronaldo e kishte mohuar akuzën, duke thënë se Mayorga kishte pranuar vetë.

Vetë portugezi i ka mohuar këto akuza, ndërsa avokatët e tij e kanë arsyetuar nënshkrimin e portugezit në dokumentet e lartpërmendura duke thënë se Ronaldo nuk i kishte lexuar ato para se t’i nënshkruante.

/Gazeta Sinjali Sporti/