image Ahmeti: Tovërlanin e kam mik, nuk besoj se ka pas qëllim të sulmit ose kërcënimit

Siguri

Ahmeti: Tovërlanin e kam mik, nuk besoj se ka pas qëllim të sulmit ose kërcënimit

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar lidhur me kërcënimin që e ka marrë nga trajneri i futbollit, Afrim Tovërlani, pasditen e djeshme te shtëpia e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Ahmeti ka thënë se nuk ka pasur kurrfarë ballafaqimi fizik e as luftë me thikë. Madje, ai thotë se nuk ndihet i kërcënuar e as i rrezikuar, pasi që Tovërlanin e ka mik.

“Faleminderit të gjithëve për pyetjet e kujdesin. I pashë edhe titujt ne portale. Nuk ka pas kurrfarë ballafaqimi fizik e as luftë më thika. Afrimin e njoh moti dhe e kam mik. Ka qenë mbrëmë të shtëpia kur nuk kam qenë unë dhe e ka thirr vetë policinë e cila me të arritur e ka arrestuar.”

“Nuk ndihem as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi edhe pse vizitat e vona në shtëpi kur nuk jam prezent dhe me fëmijë të mitur prezent nuk janë të mirëseardhura.”

“Mirëpo, nuk ka pas as fjalosje e as ndonjë fjalë të rëndë me fëmijët dhe familjen. Shpresoj që këtë incident Afrimi ta sqarojë e kalojë sa më lehtë me organet e rendit. Duke e pas mik qe një kohë të gjatë nuk besoj që ka pas qëllim të sulmit apo kërcënimit”, shkroi ai në Facebook./Gazeta Sinjali/