image Arrestohet Afrim Tovërlani, dyshohet se e kanosi me thikë Shpend Ahmetin

Futboll

Arrestohet Afrim Tovërlani, dyshohet se e kanosi me thikë Shpend Ahmetin

news image

Mbrëmë është arrestuar trajneri i futbollit, Afrim Tovërlani, pasi i njëjti dyshohet se me thikë e ka kanosur kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, në shtëpinë e këtij të fundit.

Sinjali mëson se Tovërlani dyshohet se në gjendje të dehur ka shkuar te shtëpia e Ahmetit dhe e ka kërcënuar me thikë.

Për këtë rast ka raportuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

“Graçanicë, 25.10.2021-17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë-thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje“, thuhet në komunikatën e Policisë.

Tovërlani, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Lidhur me rastin që keni pyetur, ju njoftojmë se me vendim të prokurorit të Krimeve të Rënda, është ndaluar një person për 48 orë, i dyshuar për veprën penale të ‘Kanosjes'”, tha ajo.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali Sporti/