image Ahmeti porosi Kurtit e Ramës: Kthjelluni, inatet e juaja personale po na dëmtojnë

Politikë

Ahmeti porosi Kurtit e Ramës: Kthjelluni, inatet e juaja personale po na dëmtojnë

news image

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe atij të Shqipërisë, Edi Ramës, në takimin e sotëm me kancelaren gjermane, Angela Merkel, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas tij, inatet që Kurti dhe Rama kanë ndaj njëri tjetrit, po i dëmtojnë qytetarët e të dyja shteteve.

Ai i ka porositur liderët shqiptarë që të “kthjellen” dhe të mos bëhen aleat me të tjerët, për inat të njëri-tjetrit.

“Edhe pse kemi të drejtë, ndoshta nuk duhet të sillemi si grindavecë që prishin çdo nismë. Por, qasja e z. Rama se duhet të mirëpresim dhe falënderojmë lejen e Serbisë për lëvizje është kompleks i inferioritetit. Inatet e kryeministrave ndaj njëri tjetrit po na dëmtojnë.”

Në vend se të flitet për mosnjohjen e Serbisë, sot në Tiranë kemi dëgjuar akuza të ndërsjella shqiptare. Sot, Kosova mbrohet nga Shqipëria e Shqipëria nga Kosova (covid). Më lehtë me dalë në Serbi se Shqipëri. Kthjelluni, jeni intelektualë e liderë, por jo të bëhemi për inat aleat me të tjerët para se të bëhemi me njeri tjetrin”, shkroi ai në Facebook./Gazeta Sinjali/