image Pas takimit me Merkel, Kurti: Kosova gati për padinë për gjenocid ndaj Serbisë

Politikë

Pas takimit me Merkel, Kurti: Kosova gati për padinë për gjenocid ndaj Serbisë

news image

Pas takimit me kancelaren, Angela Merkel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se është duke bërë përgatitje për padinë për gjenocid ndaj Serbisë të cilën ai e kishte premtuar, raporton Gazeta Sinjali.

Pas takimit në Tiranë me kancelaren gjermane Angela Merkel u shpreh se sa i përket raporteve Kosovë-Serbi, trysnia duhet të bëhet mbi Serbinë.

Është detyrë e çdo shqiptari që të tregojë se mbi kë duhet të bëhet presioni për raportet mes dy vendeve, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe për “Ballkanin e Hapur”, ku deklaroi se dallimi kryesor mes Procesit të Berlinit dhe nismës Ballkani i Hapur është fakti se në të dytën nuk është i pranishëm Bashkimi Evropian.

Kurti në një konferencë për media pas takimit e tha qartë se Kosova nuk do të bëhet pjesë e nismës Ballkani i Hapur.

I pyetur rreth komenteve të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që tha se Kosova po bën konspiracione për nismën Ballkani i Hapur, Kurti tha se nuk e di se për çfarë po flet Rama.

Rama sot pas takimit me Merkel nuk hezitoi të thumbonte kryeministrin Kurti duke i thënë se bën teori konspiracioni për “Ballkanin e Hapur”.

Sa i përket 4 lirive, duam të ecim më shpejt. Një nga pengesat ka qenë se Serbia nuk e pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve se ka pasur paragjykimin se lëvizja e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës do të ishte e garantuar. Sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vet, por rri dhe bën teori konspiracioni për “Open Balkan”. Traseja është e shtruar. Procesi i Berlinit do të vazhdojë, Open Balkan është mekanizëm për ta përshpejtuar. Nuk ka asnjë kontradiktë mes të dyjave”, kishte deklaruar Rama. /GazetaSinjali/