image Ahmeti: Edhe një i infektuar me koronavirus nga Lipjani

Kosovë

Rezultate/ Ahmeti: Edhe një i infektuar me koronavirus nga Lipjani

news image

Një person nga Komuna e Lipjanit është testuar për Covid-19 dhe ka dal pozitiv, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar kryetari i komunës, Imri Ahmeti, i cili tha se i infektuari është një 44 vjeçar.

“Po sot Insituti Kombëtar i Shëndetësisë ka konfirmuar që edhe një person nga Lipjani është prekur nga Covid-19. Ai është një 44 vjeçar, i cili jeton në një lagje në periferi të qytetit, por nuk kemi më tepër informacione. Po presim nga IKSHP të na jap informacione të tjera. Rasti sot është lajmëru në Infektive dhe ka dalë pozitiv”, ka thënë ai.

Ndryshe, ky rasti i tretë i prekur me Covid-19 nga kjo komunë, ndërsa njëri prej tyre është shëruar./GazetaSinjali/