image Kolonel Ahmet Hasi, prindi i policit të lënduar në Gjakovë: "Ai është narkoman, i njohur për policinë dhe qytetin"

Siguri

Kolonel Ahmet Hasi, prindi i policit të lënduar në Gjakovë: “Ai është narkoman, i njohur për policinë dhe qytetin”

news image

Gazeta Sinjali raportoi se një qytetari i janë thyer së paku tre brinjë gjatë arrestimit nga zyrtarët policorë, me arsyetimin se nuk i është bindur urdhrave për të ndaluar, pasi që kishte hyrë në semafor të kuq.

Përveç qytetarit, gjatë arrestimit të tij është lënduar edhe një zyrtar policor.

Gazeta Sinjali mëson se ai është djali i ish-drejtorit të policisë për rajonin e Gjakovës, Ahmet Hasit.

Hasi ka folur për Gazetën Sinjali për gjendjen e tij shëndetësore dhe versionin e tij për ecurinë e ngjarjes.

Sipas tij, i biri i tij, polici patrullues, ka qenë në shërbim patrullues kur patrulla e tij ka pranuar kërkesë për asistencë në një intervenim policor.

Hasi thotë se djali i tij e ka bllokuar veturën e cila nuk është ndalur, pavarësisht urdhrave të policisë.

Me të dalë nga vetura, ai thotë se qytetari e ka goditur në brinjë djalin e tij, duke e rrëzuar përtokë.

“Djali, mbrëmë në ndërrimin e natës ka qenë në punë, në shërbim policor, polic patrullës është djali dhe gjatë një intervenimi një patrullë tjetër ka kërku ndihmë dhe djali me patrullën e vet kanë shku me ju ndihmu. Pastaj, kur e ka blloku kerrin, një qytetar nën ndikim e ka sulmu djalin në brinjë. Ka qenë në spital, është duke u marr me rastin në stacion“, tha ai.

Hasi thotë se qytetari që e ka sulmuar djalin e tij është përdorues i substancave narkotike dhe i njohur për policinë.

Ai qytetari është i njohur për policinë, është narkoman. Djali është 29-vjeçar, vetëm ka marrë trajtim mjekësor tash është në stacion duke u marr me rastin. Si viktimë ka qenë shumë i rezikuar, sa ka dalë prej veturës, ai e ka godit në brinjë, e ka qitë përtokë. Policët që kanë ardhë nga kerri tjetër kanë intervenu, ky nuk ka marrë pjesë. Ka qenë viktimë e sulmit, se ky e ka blloku mos me ikë. Ai është një narkoman i njohur për policinë dhe qytetin”, tha Hasi./Gazeta Sinjali/