Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme, ku në shumë raste kanë pësuar qytetarët.
Kështu edhe mbrëmë u festua në një aheng në Prizren, ku në orët e mesnatës një burrë ka shtënë me armë zjarri.
Policia nga i dyshuari ka konfiskuar armën me të cilën kishte shtënë, si dhe shtatë fishekë e pesë gëzhoja.
Rasti nga Policia e Kosovës është cilësuar si “armëmbajtje pa leje”.