Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hapur rast ndaj një personi në Prishtinë, pasi që i njëjti duke mos respektuar vendimin e Qeverisë, ka organizuar aheng familjar duke grumbulluar një numër të madh njerëzish, raporton Gazeta Sinjali.
Policia ka intervenuar mbrëmë, në ora 4:07 të mëngjesit.
Rasti në polici është hapur “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë”.
“Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti si më lart pasi i njëjti duke mos respektuar vendimin e qeverisë ka organizuar aheng familjar duke grumbulluar një numër të madh njerëzish. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Gazeta Sinjali/