Sergio Aguero po futet gradualisht në vitin e fundit të kontratës me Manchester Cityn dhe tashmë në moshën 32-vjeçare, nuk ka marrë asnjë sinjal rinovimi të bashkëpunimit nga ana e drejtuesve të klubit anglez.
Vetë sulmuesi argjentinas, në një intervistë të dhënë për mediat vendase, ka deklaruar se për momentin është i përqendruar të fitojë Ligën e Kampionëve me “citizens”, ndërsa la të hapur çdo mundësi transferimi që gjatë kësaj vere.
“Po futem në vitin e fundit të kontratës dhe normalisht kanë filluar të vijnë edhe oferta. Mund të transferohem në Spanjë, ose në ndonjë kampionat tjetër, por për momentin jam i përqendruar të bëj maksimumin me City-n pasi dua të fitojmë Championsin. Karrierën dua të mbyll te Independente, aty ku edhe e nis,a por besoj se kam akoma mundësi të luaj edhe të paktën 2-3 vite në Europë, në nivele të larta”, u shpreh Sergio Aguero.