Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit Altin Ahmeti.
AGK përmes një reagimi ka thënë se e dënon këtë akt dhe kërkon nga organet e rendit e të drejtësisë që t’i zbulojnë motivet e këtij akti dhe autorët t’i sjellin para drejtësisë, transmeton Gazeta Sinjali.
“Asociacion i Gazetarëve të Kosovës ka marrē me shqetesim sulmin fizik ndaj gazetarit të Radiotelevizionit të Kosovës, Altin Ahmeti. Gazetari Altin Ahmeti ka njoftuar se është sulmuar nga pesë persona tē cilët, sipas tij, e kanë kërcënuar me vrasje. Rasti është konfirmuar nga policia, e cila ka njoftuar se janë duke u zhvilluar hetimet. AGK e dënon këtë akt dhe kërkon nga organet e rendit e të drejtësisë që t’i zbulojnë motivet e këtij akti dhe autoret t’i sjellin para drejtësisë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve.
Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Altin Ahmeti sipas asaj që raporton Policia e Kosovës është sulmuar nga një person mbrëmë në një lokal të Prishtinës. Teksa, Ahmeti mbrëmë kishte deklaruar se ishte sulmuar nga pesë persona.
Policia ka njoftuar se i dyshuari gjendet në arrati dhe se rasti po vazhdon të hetohet./Gazeta Sinjali/