image AGK dënon ashpër vjedhjen në zyrat e organizatës, kërkon veprim të shpejtë nga policia

Kosovë

Reagim/ AGK dënon ashpër vjedhjen në zyrat e organizatës, kërkon veprim të shpejtë nga policia

news image

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësim lidhur me vjedhjen që ka ndodhur në zyrat e organizatës.

Përmes një reagimi për medie, AGK e dënon ashpër këtë akt dhe kërkon nga policia që ta ndriçojë sa më parë këtë rast në mënyrë që akterët të vihen para drejtësisë.

AGK është jashtëzakonisht e shqetësuar me këtë situatë dhe dënon ashpër këtë akt. Duke pas parasysh faktin që përball zyrës së AGK-së është Katedralja “Nënë Tereza”, si dhe lokalet tjera, të cilat kanë kamera përreth, AGK fton Policinë e Kosovës që të angazhohet maksimalisht në gjetjen e kryerësve të kësaj vepre penale”, thuhet në reagim.

Pavarësisht kësaj situate, AGK mbetet e përkushtuar që ta kryejë misionin e saj për mbrojtjen e punëtorëve medialë dhe avokimin për të drejtat e tyre.

Më herët Gazeta Sinjali raportoi për thyerjen e zyreve të Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës që gjenden në lokalet e Ndërmarrjes Publike Banesore në rrugën ” Perandori Justinian”, në Prishtinë.

Sipas policisë dhe AGK-së aty janë marrë sende me vlerë, të cilat kanë qenë mjete pune të organizatës: një aparat fotografik, një televizor dhe një llaptop./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/asociacioniigazetareve/posts/2553599478041452?__tn__=-R