image AGK dënon ashpër sulmin fizik të ministrit Shala ndaj gazetarit

Kosovë

Reagim/ AGK dënon ashpër sulmin fizik të ministrit Shala ndaj gazetarit

news image

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit të IndeksOnline, Ensar Ramadanit, nga ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

“AGK dënon këtë sulm dhe çdo sulm tjetër fizik e verbal që bëhet nga politikanët dhe bartësit e institucioneve dhe fton policinë, prokurorinë dhe të gjithë sistemin e drejtësisë të trajtojnë me prioritet rastet e gazetarëve”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK ka apeluar që gazetarët të vazhdojnë të kryejnë me përgjegjësi punën e tyre dhe të mos ndalen para asnjë sulmi e kërcënimi.

Kujtojmë që Ensar Ramadani u sulmua nga ministri Shala, derisa ishte duke raportuar nga QKUK-ja, ku është duke u trajtuar bashkëpartiaku i Shalës, Luan Maloku, i cili është plagosur gjatë ditës së sotme në Veternik. /Gazeta Sinjali/