image "Agjent Mahrez", Haaland tregon se çfarë i tha Mahrez norvegjezit në pushimet e 2021, për ta joshur sulmuesin tek Man City

Futboll

“Agjent Mahrez”, Haaland tregon se çfarë i tha Mahrez norvegjezit në pushimet e 2021, për ta joshur sulmuesin tek Man City

news image

Erling Haaland ka pranuar se Riyad Mahrez filloi të bisedonte me të për të bërë një lëvizje te Manchester City një vit përpara se transferimi i tij prej 51 milionë funtesh (63 milionë dollarë) te kampionët e Premierligës të përfundonte zyrtarisht.

Kalimi i sulmuesit norvegjez nga Borussia Dortmund po e lejon atë të ndjekë gjurmët e babait të tij Alf Inge, ndërkohë që do të lidhet edhe me “agjentin Mahrez” pasi kaloi një pjesë të pushimeve verore në 2021 me anësorin e bluve.

Reprezentuesi algjerian Mahrez me shaka postoi në Twitter se ai po punonte për ta shtyrë Haaland drejt Manchesterit.

Haaland i tha faqes zyrtare të Cityt për takimin e tij me kolegun e ri të klubit: “Ai më tha të vij në City! Ai kishte të drejtë për këtë. Ai tha disa gjëra të mira për klubin.”

Haaland nënshkroi kontratë pesë-vjeçare me Man Cityn, ku do të ketë një pagë javore prej 375 mijë eurosh.

/GazetaSinjaliSport/