Gjatë mbrëmjes së djeshme në Pejë, saktësisht në lagjen “Dardania” janë tubuar afro 30 presona për iftar, por policia ka intervenuar duke i shpërndarë ata.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Pejë Veton Elshani, i cili ka thënë se kanë qenë 30 persona.
“Policia e Kosovës me të marrë informacion se janë tubuar disa njerëz të ftuar në iftar ka ndërhyrë në një shtëpi në lagjen ‘Dardania’. Polica ka hasur në rreth 20 persona, familjarë e miq. Të tjerët siç duket e kanë kryer ceremoninë e ushqimit dhe janë shpërndarë”, ka thënë Elshani për Gazetën Sinjali.
Ai tutje ka thënë se me veprime të tilla rrezikohet jeta e qytetarëve. /Gazeta Sinjali/