Në lidhje me ngjarjet e fundit për përhapjen e koronavirusit ka reaguar edhe trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani.
Ai kritikoi shtetin për mos-vendosjen në karantinë të personave të ardhur nga Italia.
“Shumë thjesht ka qenë me parandalu përhapjen e virusit në Kosovë, veq është dashtë mi shti në karantinë të gjithë ata që kanë ardhur nga Italia per dy jave deri ne verifikim! Shteti dështoj në këtë rast duke e ditur për simptomat dhe dilshin u lavdrojshin nepër emisione për masat e nderrmarra. Masat e leshit amatera” – u shpreh Tovërlani në profilin e tij në Facebook.
Ndryshe, kujtojmë se pak më herët u konfirmuan edhe dy raste të reja me koronavirus duke e dërguar në 15 numrin e të prekurve në Kosovë./Gazeta Sinjali/