Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani e ka komentuar eliminimin nga Ballkani në gjysmëfinalen e DigitAlb kupës, pas përfundimit të takimit. Tovërlani ka thënë se kjo ishte krejt çka kanë mundur të bëjnë në duelin me skuadrën e Munishit.
Kjo është deklarata e trajnerit prishtinas.
“Kishim mungesa, sidomos në mesfushë. Ky ishte i gjithë kapaciteti ynë, e shfrytëzuam të gjithë arsenalin që e kishim. Me potencialin që e ka sot Ballkani, nuk mund të krahasohemi me të. Tentuam ta shënonim edhe golin e dytë, por nuk ia dolëm. Ne e kemi lëshuar mundësinë e kualifikimit në ndeshjen e parë, kur nuk i shfrytëzuam rastet që i kishim” është shprehur Tovërlani.
Skuadra nga Drenasi pasi që nuk arriti finalen e DigitAlb Kupës, fokusin do ta zhvendos në IPKO Superligë për të arritur sa më lartë në tabelë, aktualisht është në vendin e pestë./ Gazeta Sinjali/