image Afër 70 të vdekur dhe 2500 të plagosur nga shpërthimi në Bejrut (Video)

Botë

Afër 70 të vdekur dhe 2500 të plagosur nga shpërthimi në Bejrut (Video)

news image

Një shpërthim masiv u regjistrua pasditen e kësaj të marte në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Si pasojë e këtij shpërthimi kanë humbur jetën 67 persona dhe kanë mbetur të plagosur 2500 persona.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 17:30 me orën lokale dhe tronditi disa pjesë të kryeqytetit të vendit dhe një re tymi e dendur ka mbushur qendrën e tij.

Sipas njoftimeve shpërthimi ishte përqendruar pranë portit të Bejrutit duke sjellë për pasojë shkatërrim në shkallë të gjerë e duke copëtuar dritare që ndodheshin disa kilometra larg si dhe shumë ndërtesa të tjera.

Disa stacione televizive lokale raportuan se shpërthimi ndodhi në portin e Bejrutit brenda një zone ku magazinoheshin eksplozivë por nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit.

BBC shkruan se spitalet janë të mbushur me persona të plagosur ku shumë prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. /GazetaSinjali/