image Afër 200 qytetarë në Prizren u dënuan për shkelje të masave antiCOVID

Siguri

Afër 200 qytetarë në Prizren u dënuan për shkelje të masave antiCOVID

news image

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Në komunikatën për media u theksua se gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave antiCOVID në qendrat  tregtare dhe lokacionet tjera  në Komunën e Prizrenit nuk kanë gjetur parregullsi.

Ndërsa, njësitet policor në qytetin e Prizrenit dje, në zbatim të vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës kanë shqiptuar 180 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat (mosbartja e maskave ).

“Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi përderisa situata me “Covid 19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë”, thuhet tutje në komunikatë.

Ndryshe, Prizreni hyn në Komunat me rrezik të mesëm – nga 76-150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një jave dhe kategorizohen me ngjyrë të verdhë nga Qeveria e Kosovës.

/Gazeta Sinjali/