image Afër 1 mijë qytetarë janë gjobitur dje për mosrespektim të masave antiCOVID

Siguri

Afër 1 mijë qytetarë janë gjobitur dje për mosrespektim të masave antiCOVID

news image

Vetëm dje në Kosovë janë shqiptuar 943 gjoba ndaj atyre që nuk i respektuan masat ndaj COVID-19.

Kështu njoftoi Policia e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq, për thyerje të rregullave në komunikacion, policia bën të ditur se ka gjobitur 1,487 pjesëmarrës në trafik.

Kurse, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 36 aksidente, tetë prej të cilëve kanë përfunduar me të lënduar. /Gazeta Sinjali/