image Abbott: Policia, KFOR dhe EULEX ta kryejnë punën e tyre në veri pa u shqetësuar për prioritetet politike

Politikë

Abbott: Policia, KFOR dhe EULEX ta kryejnë punën e tyre në veri pa u shqetësuar për prioritetet politike

news image

Ambasadori Britanisë së Madhe në Kosovë Nicholas Abbott, ka reaguar pas zhvillimeve në veri të Kosovës, duke e quajtur situatën e vështirë dhe të rrezikshme.

Më tej ai ka theksuar se duhet durim dhe kohë për të gjetur një zgjidhje afatgjate për të gjithë.

“Zgjidhja e situatës së vështirë dhe të rrezikshme në veri kërkon durim dhe mendim të qetë. Është e rëndësishme që të jepet kohë dhe hapësirë për të gjetur zgjidhje afatgjate në dobi të të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Abbott në profilin e tij Facebook.

Ambasadori britanik më tej ka shkruar se Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i duhet të lejohen t’i kryejnë punët në mënyrë profesionale dhe pa shqetësim për prioritetet politike.

/GazetaSinjali/