image Abazi thotë se ata që dolën në shesh për test-protestën e kishin kohën e lëvizjes, demantohet në emision

Kosovë

Politikë/ Abazi thotë se ata që dolën në shesh për test-protestën e kishin kohën e lëvizjes, demantohet në emision

news image

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë se qytetarët që dje dolën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për test-protestën e kishin kohën e tyre të lëvizjes. Kjo është demantuar nga drejtuesi i “Debat Plus”, Ermal Panduri, i cili ka nxjerrë një listë të personave që ishin në këtë ngjarje dhe s’e kishin kohën e tyre të lëvizjes.

Abazi megjithatë insistoi se këtë e ka konfirmuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa kjo ministri për të njëjtën çështje nuk u ka kthyer përgjigje mediave, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ata janë legjitimu… Unë pyeta nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ishin në kohën e tyre të lëvizjes”, ka thënë Abazi në RTV Dukagjini.

Ai tha se test-protestuesit nuk kanë lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje, edhe pse sekretarja e LVV-së ka dëshmuar të kundërtën.

“Nuk mund ta bësh lidhjen me Lëvizjen Vetëvendosje me ata që ishin aty”, ka thënë Abazi. /Gazeta Sinjali/