image AAK paralajmëron protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Politikë

AAK paralajmëron protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka paralajmëruar protesta lidhur me rritjen e tarifës së energjisë elektrike.

Tahiri tha se do të mundohen me çdo mjet ta pengojnë këtë rritje.

“Nuk ka shanse teorike AAK me i pranu këto tarifa. Ne do të organizojmë protesta, është mjet demokratik. Do të organizohemi në çdo formë me pengu këtë”, tha Tahiri në T7.

Kujtojmë se partitë opozitare e kanë kundërshtuar propozimin e ZRrE-së për rritjen e tarifës së energjisë. Lidhur me këtë, do të mbahet nesër një seancë, në të cilën LDK-ja ka thënë se do ta kundërshtojnë këtë “paralajmërim skandaloz të Qeverisë”./GazetaSinjali/