image A u përballën Policia e Kosovës dhe ajo e Serbisë në Shqipëri? – deklarohet Rashit Qalaj

Kosovë

Deklaratë/ A u përballën Policia e Kosovës dhe ajo e Serbisë në Shqipëri? – deklarohet Rashit Qalaj

news image

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka folur sot për angazhimin e zyrtarëve policorë të Kosovës në ndihma në Shqipëri gjatë tërmeteve të fundit.

Ai ka thënë se në Shqipëri kanë takuar zyrtarët policorë serbë, por që sipas tij nuk ka pasur kontakte mes tyre.

Qalaj në T7, ka thënë se policët e Kosovës janë profesionistë dhe nuk janë marr me policët serbë, duke shtuar se aty kanë shkuar për t’i ndihmuar shqiptarët.

“Ne i kemi pasur detyrat e caktuara dhe kur shkon për ndihma normalisht detyrat i merr nga vendi nikoqir. Ka pasur edhe policë nga MUP-i dhe normalisht ata i kanë pas detyrat e tyre dhe ne detyrat tona”.

“Nuk ka pasur ndonjë problem sepse ne jemi polici profesioniste dhe kanë qenë aty afër. Ne nuk jemi interesuar për ta (policinë serbe), por vetëm për punën që kemi qenë të ngarkuar për ta bërë”, ka deklaruar Qalaj./Gazeta Sinjali/