image “A ke ndonjë këshillë për Solskjaer” – Jurgen Klopp i bënë gazetarët të qeshin

Futboll

Sport/ “A ke ndonjë këshillë për Solskjaer” – Jurgen Klopp i bënë gazetarët të qeshin

news image

Ka patur një moment argëtues gjatë konferencës për shtyp të Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool-it, në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Manchester United.

“Djajtë e Kuq” nuk po kalojnë një moment të mirë dhe një gazetar norvegjez e ka pyetur gjermanin nëse mund t’i japë ndonjë këshillë kolegut Solskjaer.

 Ish-trajneri i Borussia Dortmund ka shpërthyer në të qeshura dhe më pas ka thënë: “Me të vërtetë mendon se mund të uturosh nga Norvegjia këtu dhe të më bësh këtë pyejte? Uau!”.

“Jo. Ai nuk ka nevojë për këshilla. Ka qenë pjesë e klubit për 10-15 vite, di gjithçka për atë vend. Ka eksperiencë edhe si trajner. E di që njerëzit mendojnë se duhet të drejtosh Real Madrid-in para se të marrësh Barcelona-n, por nuk është kështu. Ai e di se çfarë duhet të bëjë”.