image 97 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

Shëndetësi

97 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit 13 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, kurse asnjë person nuk ka humbur jetën si pasojë e këtij virusi, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë kryer 2 mijë e 283 testime, si dhe janë shëruar 21 persona.

Nga të dhënat e MSh-së bëhet e ditur se në komunën e Prishtinës janë aktualisht 97 raste aktive, kurse vetëm në 24 orët e fundit në këtë komunë janë shënuar edhe 5 raste të reja.

Ndërkaq në të gjithë vendin janë gjithsej 456 raste aktive me COVID-19. /Gazeta Sinjali/